Në intervistën e fundvitit në Opinion, kryetari i Partisë Demokratike kia komentuar edhe heqjen e mandatit dhe shkarkimin e Elvis Roshit si kryetar i Bashkisë së Kavajës.
Sipas Bashës, mesazhi i qartë për dhjetra të tjerë kryetarë bashkish dhe deputetë se ora e pastrimit të politikës ka trokitur.
“Sot Elvis Rroshi nuk është më kryetar i bashkisë Kajavë. Figurë emblemë e kriminalizimit, mesazh i pastër, i qartë për dhjetra të tjerë kryetarë bashkish dhe deputetë se ora e pastrimit të politikës ka trokitur. Se bashkë me shqiptarët e ndershëm ne duhet të sjellim ndryshimin që funksionon për jetët e tyre dhe jo vetëm për grupet e tyre parlamentare. Ndryshon grupet parlamentare, apo ndryshon ministrat. Ndryshimi duhet të jetë një ndryshim që ta prekin njerëzit, një ndryshim pozitiv. Që të ndodhë kjo, nuk mund të ndodhë me instrumenta te kalbëzuara të kësaj Republike. Kjo Republikë sot është gërmadhë. Institucionet e kësaj Republike pavarësisht prej synimeve që kanë pasur nga momenti që është bërë Kushtetuta dhe ndryshimet kushtetuese, janë të ezauruara. Demokracia direkte, demokracia direkte brenda PD, demokraci direkte për qytetarët, zgjedhje të drejtpërdrejtë të deputetëve nga populli, zgjedhje të drejtëpërdrejtë të presidentit nga populli, fuqizim të qytetarit dhe shkurorëzim të pashallarë të politikës. Ky është ndryshimi që duhet dhe do të sjellë viti 2017”, u shpreh kreu i PD-së.
Sot KQZ i hoqi mandatin Elvis Roshit, Shkëlqim Selamit dhe Dashamir Tahirit të akuzuar nga Prokuroria për fshehje të të dhënave në formularin e dekriminalizimit. (A.R/SHUPLAKA)