Presidenti Donald Trump ka mbajtur fjalimin e lamtumirës këtë të mërkurë, duke shprehur mirënjohje për të gjithë ata që e kanë mbeshtetur në rrugëtimin e tij dhe duke shtuar se do të shihemi së shpejti.
Trump theksoi se 4 vitet që lamë pas nuk kanë qenë aspak të lehta, por gjithsesi, ai dhe administrata e tij nuk u dorëzuan kurrë dhe çuan përpara punët e nisura.
Ndër të tjera, Trump u ndal te pandemia. Ai tha se i dërgon shumë dashuri të gjithë atyre që kanë vuajtur dhe po vuajnë nga pandemia.
“Dua të falenderoj në radhë të parë familjen time, si dhe të gjithë ata që më kanë ndihmuar.
Kanë qenë 4 vite të mrekullueshme si president i SHBA-ve. Unë jam shumë popullor me njerëzit.
Ajo çfarë kemi bërë ka qenë e mrekullueshme. Ne rindertuam SHBA-të. Patëm arritje të mëdha.
Jemi më të mëdhenjtë në botë, pavarësisht pçandemisë. Prodhimi i vaksinës brenda 9 muajve ishte një mrekulli .Kemi dhe një vaksinë tjetër që do të prodhohet. Mund të them vetëm që kemi punuar fort. Kishim shumë pengesa, i kaluam ato. Jam shumë i lumtur për arritjen tonë në zgjedhjeve.
Kemi bërë shumë, por janë akoma shumë gjera për t’u bërë. Koronavirusi ka qenë shumë i keq. I dërgojmë shumë dashuri të gjithë familjeve qe vuajnë nga virusi.
Ky është një shtet i madh dhe ka qenë një nder dhe privilegj i madh të isha presidenti juaj. Do të luftoj gjithmonë për ju.
Gjërat që kemi bërë kanë qenë të jashtëzakonshme, që s’do ishin të mundura pa ju.
Dua ti falenderoj të gjith ata që ndihmuan. Paci jetë të mbarë. Mirupfshim së shpejti.
Më e rezervuar ka qenë bashkëshortja e Presidentit, Melania Trump, e cila vetëm sa ka bërë një falenderim dhe u tërhoq nga mikrofoni: “Ju jam mirënjohës për mbështetjen tuaj. Një falenderim nga zemra për të gjithë”.