Shefi i postës në Memaliaj, Krenar Duçka në gjendje të dehur ka goditur dhe kërcënuar një 20-vjeçar në Memaliaj.
Burime bëjnë me dije se pasi një vajzë kishte humbur në Memaliaj, familjarët kishin lajmëruar policinë. Vetë shefi, Duçka kishte telefonuar mësuesen e vajzës që kishte humbur duke i kërkuar llogari, ndërsa kjo e fundit e shqetësuar ka lajmëruar djalin e vetë i cili shkon menjëherë të takoj shefin e postës.
Por në momentin që ka shkuar të sqarohet me shefin Duçka, ky i fundit ka qënë në gjendje të dehur dhe e ka goditur.
(R.G/Faxweb.al)