Një aksident i rèndë ka ndodhur në dalje të qytetit të Shkodrës. Një autoveturë ka përplasur për vdèkje një 36-vjeçar, i cili ndërroi jetë në spitalin e qytetit. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit. Víktima është Eltjon Lishi.
Njoftimi i plotë i pòlicisë: Shkodër/Informacion Paraprak
Më datë 16.07.2020, rreth orës 19:00, në lagjen “Liria”, Shkodër, motorçikleta me drejtues shtetasin E. L. 36 vjeç, banues në lagjen Qemal Stafa, Shkodër, është përplasur me mjetin Audi, me drejtues shtetasin A. M, 50 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Ri, Shkodër.
Si pasojë është dëmtuar drjtuesi i motorçikletës, i cili ndërroi jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.