Tre persona janë plagosur pasi një tendë e cila po vendosej te një pjesë e shëtitores së re të Sarandës.
Puntorët janë dërguar me urgjencë në spitalin e qytetit, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e rrëzimit të tendës prej hekuri.
Burimet për ‘Faxweb’ bëjnë me dije se të plagosurit janë Vasil Fetaj 36-vjeç i cili ka marrë frakturë në shputën e këmbës së majtë dhe Indrit Çelmeta 29-vjeç në frakturën e gjurit të djathtë, ndërsa personi i tretë thjesht ka marrë gërvishtje.
Ndërkohë në vendngjarje ndodhet policia e cila po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.
(R.G/Faxweb.al)