Një aksident i rëndë është regjistruar në Kamzë ku një automjet i drejtuar nga një 22-vjeçar ka përplasur për vdekje një këmbësor 60-vjeç.
Burimet zyrtare bëjnë me dije se viktima është identifikuar me inicialet H.A, ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Njoftimi:
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 21:10, në rrugën “Berisha” në Kamzë, mjeti me drejtues shtetasin E. K., 22 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin H. A., reth 60 vjeç, i cili si pasojë e goditjeve të marra ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Drejtuesi i mjetit shtetasi E. K., është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme hetimore.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
(R.G/Faxweb.al)