Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Lajmëroi policinë nga burgu se i kanë vendosur bombë makinës së gjyqtarit, identifikohet autori

Është identifikuar autori që telefonoi policinë nga burgu i Drenovës, duke e njoftuar se në makinën e gjyqtarit Marklen Kuqo të Gjykatës së Korçë, është vendosur lëndë eksplozive.

Personi është Neim Behari dhe vuan dënimin për vrasje në burgun Drenovës. Behari vuan denimin per vrasjen e nje taksisti ne vitin 2005.  Nderkohe ne 2016 ai ka kercenuar nga burgu i Fushe Krujes per akte teroriste ne kryeqytet.

“Identifikohet dhe procedohet, autori i telefonatës së rreme të kryer sot tek organet e rendit, sipas të cilës, në mjetin e një gjyqtari ishte vendosur lëndë plasëse.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve, në Komisariatin e Policisë Korçë, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur më datë 15.10.2019, referuan materialet shtesë pranë Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, në ngarkim të shtetasit:

N.B, 34 vjeç, banues në Lapardha, Berat (i cili aktualisht vuan dënimin në IEVP-Drenovë, për veprën penale “Vrasja”)”, ka njoftuar policia e Korçes.

Gjatë kryerjes së veprimeve hetimore rezultoi se ky shtetas, kishte telefonuar Policinë nga ambjentet e IEVP-së, duke pretenduar se në mjetin e gjyqtarit M.K, ishte vendosur lendë e dyshuar plasëse, e cila nuk u konstatua gjatë kontrollit të ushtruar. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

Në një reagim për Fax News, gjyqtari Kuqo nuk shprehet i shqetësuar në lidhje me alarmin për bombë në makinën e tij.

Nga grushti kriminel i atdheut tim. Nuk kam asnjë lloj dijenie. Jam i qetë, nuk kam asnjë problem. Nuk kam nevojë për mbrojtje, mbrojtjen e dua nga gazetarët”, ka thënë gjyqtari në një prononcim për mediat.

(M.Q/Faxweb.al)

 

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *