FNSH-ja dhe ushtria kanë mbërritur në Rinas, ku greva e kontrollorëve ka cuar në bllokimin e fluturimeve në aeroportin e Rinasit.
Mësohet se FNSH dhe policia ushtarake jane futur në godinën operacionale të Rinasit.
60 kontrollorë të Albkontroll janë në grevë që nga mbrëmja e djershme për shkak të pushimit nga puna të 5 prej tyre në mënyrë të papritur si dhe për reduktimin e pagave me 70%.
Ditën e sotme, Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku paralajmëroi se do të merren masa kundër kontrollorëve nëse nuk i japin fund grevës, e cila cënon sigurinë kombëtare, sipas ministres.
Ndër të tjera, Ministrja Balluku deklaroi ditën e sotme pas takimit me kontrollorët se ky është një grusht shteti, duke bërë përgjegjës ish-kryeministrin Sali Berisha.
Greva e kontrollorëve ka rizgjuar dhe debatin politik në distancë mes Kryeministrit Rama dhe Presidentit Meta, me Ramën që e akuzon Metën si iniciator të grevës së bashku me Saliun. Meta iu përgjigj duke i thënë “qeveria e 1 prillit do ta marrë përgjigjen diten e sotme nga aeroporti i Vlorës.
(E.H/faxweb.al)