Nga informacionet e marrë nga Drejtori i ADZM Kukës, rreth orës 15:00 datë 25.06.2022 është shfaqur një vatër zjarri në zonë e mbrojtur të parkut natyrorë Korab-Kallabak-Koretnik, pikërisht në afërsi të fshatit Shishtavec, Njësia Administrative Shishtavec bashkia Kukës.
Për shuarjen e zjarrit janë angazhuar punonjësit e AdZM-së, komuniteti i fshatit Shishtavec, në vend-ngjarje ndodhen dhe punonjës të Policisë.
Vatra e zjarrit është në kullotë të përzier me bimë dhe shkurre si dhe vijon të jetë aktive.