Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka hedhur votën e tij sot për zgjedhjet elektorale në Shqipëri.
Kreu i Vetëvendosjes, tashmë kryeministër i Kosovës ka votuar në kopshtin nr.31 në Tiranë, në zonën e ish-bllokut ka qenë i shoqëruar nga kandidati i LVV-së në Shqipëri, Bojken Abazi.
“Dita e zgjedhjeve është ditë e demokracisë, i ftoj të gjithë qytetarët që sot ta respektojnë atdheun duke votuar dhe duke bërë zgjedhjen më të mirë sipas parimeve dhe vlerave. Dita është e bukur e diel me diell, kështu do të jetë deri në mbrëmje. Uroj sa më shumë ditë të bukura dhe mbarësi për Shqipërinë dhe secilin njeri, ashtu sikur unë e ka pasaportën e Shqipërisë” tha Kurti.