Një ngjarje tepër e rëndë ka ndodhur pak çaste më parë në Sarandë.
Raportohet se rreth orës 18.30 ka ndodhur një sherr i dhunshëm me thika në lagjen nr. 1, ku si pasojë për fat të keq ka humbur jetën një person.
Dyshohet se shkak ishte një sherr i çastit.
NJOFTIMI PARAPRAK:
Sot, rreth orës 18:30, në lagjen Nr.1, Sarandë, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, ka mbetur i dëmtuar me mjete prerëse një shtetas ende i paidentifikuar, i cili pasi është transportuar në spitalin e Sarandës, si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë punën intensive për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë.