Policia e Tiranës sapo ka nxjerr një urdhër arresti për ish-gruan e viktimës Kudret Saliaj, personi që mbeti i vrarë ditën e sotme pranë Gjykatës së Tiranës. Burime bëjnë me dije se ish-bashkëshortja Dhurata Saliaj u arrestua nga blutë e kryeqytetit pas shoqërimit në komisariat si bashkëpunëtore në krim.
Ndërkohë që autori i krimit Mexhit Picari, babai i saj do të përballet veç akuzës së vrasjes edhe për largim nga vendi ngjarjes si dhe fshehje të armës së krimit e cila u gjet në Lanë.
Ndërkohë që krimi që tronditi këtë paradite kryeqytetin mund të konsiderohet si një krim i paralajmëruar. Si viktima ashtu edhe atori kishin bërë kallëzime në polici ndaj njëri tjetrit ku kanë kërkuar edhe urdhër mbrojtjeje se i rrezikohej jeta. I pari që ka kërkuar një gjë të tillë autoriteteve ishte 41-vjeçari Kudret Salian. Ai ka kërkuar urdhër mbrojtje se i rrezikohej jeta. Ndërkohë pas tij edhe autori ka kërkuar urdher mbrojtje po me të njëjtin pretendim.
Kujtojmë se mesditën e sotme viktima kishte seancën e 5 të gjyqit të divorcit me vajzën e Kudret Saliajt, ndërkohë që çështja në fjalë ishte duke u shqyrtuar nga gjyqtarja Irena Plaku.
I plagosur në këtë ngjarje të rëndë që ndodhi në një nga zonat më të popullura të kryeqytetit është dhe ish-prokurori Adriatik Cama, gjendja e të cilit është jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale për heqjen e plumbit, që e kishte marrë në zonën e barkut.
Burime bejne me dije se kanë qenë të paktën 5 plumba që kanë përshkruar trupin e Saliajt, i cili mbeti i vdekur në vend, në një prej kafeve në afërsi të gjykatës. Menjëherë pas ngjarjes autori ka arritur që të largohet prej aty me një mjet Hyndai, ndërkohë që u arrit të kapej në një kohë shumë të shpejt nga uniformat blu.
Sa i takon prokurorit Cama mësohet se ai është prekur nga një plumb rikoshet, pa pasoja për jetën, ndërkohë që nuk dihet ende nëse ai ka qenë avokati i viktimës në këtë proces divorci. Cama ka qenë prokuror i çështjeve të bujshme si ajo e 21 Janarit, dhe doli jashtë sistemit pas procesit të Vetingut, më pas ai u angazhua si avokat.
Të gjitha detajet e deritanishme flasin se ai nuk ka lidhje me konfliktin e sotëm dhe plagosja ka qenë e rastësishme.
Në minutat e para pas ngjarjes, policia shoqëroi një të mitur, i cili dyshohet se është i afërm i viktimës, dhe nuk ka lidhje me autorësinë e vrasjes, në ndryshim nga sa u tha fillimisht.