Një sasi parash është vjedhur gjatë natës në zyrën e financës së një firme private në rrugën dytësore Tiranë-Durrës. Nuk dihet ende se sa persona kanë marrë pjesë në vjedhje, dhe as sasia e parave të grabitura.
Njoftimi i Policisë së Tiranës:
Më datë 09.04.2021, gjatë orëvë të natës në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, kanë vjedhur në zyrën e financës të një firme një shumë parash. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë, së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
(E.K/Faxweb.al)