Ka ndërruar jetë 24 vjeçarja Xheni Kaba e cila u dërgua në Turqi për trajtim të specializuar ndaj Covid.
Një javë më parë, pasi ishte e infektuar me Covid e reja u dërgua në spitalin e Infektivit në Tiranë ku u detyrua të bëjë një lindje të parakohshme duke qenë se ishte edhe shtatzanë.
Kjo ka përkeqësuar edhe më shumë gjendjen e saj duke bërë që të nisej me urgjencë për trajtim në Turqi pasi ishte edhe e prekur nga Covid. Fatkeqësisht mësohet se e reja nuk ka mundur ta fitojë betejën me armikun e padukshëm duke shtuar numrin e viktimave që humbin jetën në luftën me virusin.