Një 67-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në zonën e Ish-Bllokut në Tiranë, si pasojë e një arresti kardiak.
Megjithëse fillimisht u raportua se kishte të shtëna me armë zjarri, policia sqaroi ngjarjen duke njoftuar se një 67-vjeçari me iniciale P.S ka humbur jetën nga arresti kardiak në rrugën “Ibrahim Rugova”.
Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 20.11.2020, rreth orës 13:30, në rrugën “Ibrahim Rugova”, dyshohet si pasojë e një arresti kardiak, ka ndërruar jetë shtetasi P.S., 67 vjeç.
Vijojnë veprimet me grupin hetimor për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.