Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në rrugën 5 Maj në Tiranë, ku paraprakisht raportohet se një person është plagosur me armë zjarri në këmbë, pa probleme për jetën. Dyshohet se shkak është bërë një konflikt i çastit mes personave.
Burime për Fax News bëjnë me dije se personi i plagosur është transportuar në spital. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, apo identiteti i personit të plagosur.
Në vendngjarjë kanë shkuar shërbimet e policisë dhe grupi hetimor.
Lajmi në përditësim…