Një automjet me një tabelë nga pas ‘shofere e re’ është përmbysur në aksin kryesor të qytetit të Lezhës. Të plagosur kanë mbetur një grua dhe 2 fëmijët e saj të mitur, të cilët janë nisur me urgjencë drejt spitalit, ndërsa burimet bëjnë me dije se janë jashtë rrezikut për jetën.
Automjeti tip “Benz” me targa AA097 ZM mësohet se është përplasur dhe me 2 mjete të tjera të parkuara dhe më pas është përmbysur në rrugë.