Një sherr i fortë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Tiranës, ku dy të rinj janë përplasur fizikisht me njëri-tjetrin.
Sikur të mos mjaftonte përdorimi i forcës, të rinjtë kanë marrë në ndihmë edhe sende të forta me të cilat janë goditur.
Konkretisht, sipas njoftimit të policisë, shtetasi me inicilaet H.H, 21 vjeç ka goditur me sende të forta një tjetër shtetas rreth 23 vjeç, i cili nuk është identifikuar.
Njoftimi:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 17.03.2021, në bulevardin “Bajram Curri”, shtetasi me iniciale H. H., 21 vjeç, është konfliktuar me sende të forta me një shtetas tjetër ende të paidentifikuar rreth moshës 23-vjeç, ku kanë marrë dëmtime të lehta.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
(E.H/Faxweb.al)