Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla është shfaqur për herë të parë në SPAK, që prej nisjes së hetimeve dhe gjykimit ndaj tij për veprën penale të fshehjes së të ardhurave.
SPAK ka kërkuar 2 vite burg për Llallën, dhe përjashtimin me 5 vite burg nga sistemi i drejtësisë.
Ish-prokurori në rast se do të dënohet do të vuajë vetëm 1.4 vite burg duke qenë se përfiton nga gjykimi i shkurtuar.
Në hyrje të SPAK, Llalla vendosi që të mos bënte asnjë koment për mediat, ndërkohë që në seancën e sotme do të realizohet mbrojtja e tij.
Llalla është një prej zyrtarëve të lartë shqiptarë që është shpallur non grata në SHBA, ndërsa për një periudhë të gjatë kohe, teksa në Shqipëri i ngriheshin akzuat, ish-prokurori zgjodhi që të jetonte në Gjermani.
(E.K/Faxweb.al)