Një rast i ri me Còvid 19 është shfaqur në 24 orët e fundit në Durrës, ndërsa burime për Faxweb.al bëjnë me dije se bëhet fjalë për një punonjëse të një fasonerie. Të njëjtat burime bëjnë me dije se rrobaqepësia në fjalë është Endi shpk, e cila ka qenë e hapur dhe në këto ditë të izolimit të shumë qyteteve.
Të premten punonjësit e kësaj fasonerie u ngritën në protestë, për shkak se nuk kishin marrë pagën e luftës, dhe për kushtet e punës. Mësohet se gruaja e infektuar ndodhet e izoluar në banesë dhe do të kryhet hetimi epidemiologjik për rastin.
Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë u konstatuan 18 raste të reja me Còvid 19, nga të cilët 11 në Tiranë, 4 në Krujë, 2 në Berat dhe 1 në Durrës. Pamje nga protesta e tyre disa dite me pare;