Një 20 vjeçar me inicialet A.M, ka humbur jetën pak çaste më parë gjatë mbrëmjes së sotme në Tiranë.
Sipas informacioneve të publikuara, 20 vjeçari po punonte në lavazhin e vëllait të tij ku ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Ai është transportuar për në spital, por fatkeqësisht nuk arriti të mbijetonte.
Njoftimi i Plotë
Tiranë/ Informacion paraprak.
Rreth orës 20:25, në Unazë të Re, shtetasi A.M., rreth 20 vjeç, duke punuar në lavazhin e vëllait të tij, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.