Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Durrësit, ku një 27-vjeçar ka mbetur i plagosur pasi është qëllua me thikë.
I plagosuri i identifikuar me inicialet E. N. 27 vjeç është transportuar me urgjencë për në spitalin e qytetit, ku dhe po merr shërbimin e kujdesshëm shëndetësor.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:50 në lagjen nr. 13, Plazh pas një konflikti.
Policia njofton se pas ngjarjes ka shoqëruar autorin e dyshuar të plagosjes dhe personat e tjerë të përfshirë në konflikt.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.