Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Përplasen dy automjete në Sukth, njëri prej tyre përfundon në lumin Erzen

Dy automjete janë përplasur pranë urës në Sukth, njëri prej tyre ka përfunduar në lumin Erzen.

Burime për Faxweb bëjnë me dije se gjëndja e të lënduarve nuk është e rëndë dhe ata janë jashtë rrezikut për jetën. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i plotë i policisë: Durrës/Informacion  paraprak

Më datë 28.09.2020, rreth orës 19:30, në Sukth, Durrës, një mjet me drejtuese shtetasen L.H., është përplasur me një mjet tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin F.B.

Për shkak të përplasjes mjeti tip “Vollswagen”, ka  rrëshkitur në shtratin e lumit Erzen e për  pasojë janë lënduar 3 shtetas pasagjer në mjetin tip “Volkswagen”, të cilët ndodhen në spital për kontroll mjeksor.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *