Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Përplásen 2 motorrët, një i vdèkur dhe një i plágosur rèndë (Emri i viktímës)

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së premtes në Peqin. Burime bëjnë me dije se janë përplasur dy motorë dhe për pasojë një person ka humbur jetën dhe një është plagosur rëndë.

Po ashtu, mësohet se personi që ka humbur jetën është 40-vjeçari Shefit Shabani, ndërsa mbeti i plagosur rëndë drejtuesi i motorit tjetër.

“Në aksin rrugor Karinë-Peqin, shtetasi Sh.Sh., rreth 40 vjeç, banues në Peqin, duke drejtuar motoçikletën është përplasur me një motoçikletë tjetër me drejtues shtetasin Y.I., rreth 52 vjeç. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në spitalin e Peqinit shtetasi Sh.Sh. drejtuesi i motoçikletës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.”, njofton policia.

(f.gj/faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *