Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Përmbyset gjithçka për Tahirin, ja vendimi që dha Gjykata e Apelit

Gjykata e Apelit ka vendosur rigjykim për Saimir Tahirin dhe Jaeld Çelën, ish-ministrin e brendshëm dhe drejtorin e Policisë së Vlorës. Vendimi u dha pak minuta më parë nga tre gjyqtarët e Apelit Dhimitër Lara, Albana Boksi dhe Nertina Kosova, ndërsa zbardhja e tij duket se do të kërkojë disa ditë.

Ish-ministri Tahiri një vit më parë është dënuar 5 vite burg të konvertuara me gjykim të shkurtuar në 3.4 vite shërbim prove dhe dënimi u dha për shpërdorim detyre, e cila tashmë do të rishikohet.

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u vu nën akuzë pas arrestimit të grupit “Habilaj” ndërsa që në fillim ai pretendoi pafajësi duke e quajtur një proces farsë me prova të montuara.

Prokuroria e Krimeve të Rënda nga ana tjetër kërkonte 12 vite burg për Tahirin për 3 vepra penale “trafikim i narkotikëve” në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, “grup i strukturuar kriminal”

Pikërisht mosgjetja fajtor për tre akuzat e ngritura fillimisht nga prokuroria, duket se kanë bërë që çështja e tij të kthehet në pikën zero.

Vetë Tahiri gjatë gjithë këtyre muajve me seanca që zvarriten muaj pas muaji, është shprehur i bindur në pafajësinë e tij, ndërkohë që pikërisht ky proces gjyqësor e nxori atë jashtë politikës, duke i vendosur ende një njollë të zezë, të cilën shpresonte që sot të paktën ta hiqte.

(E.K/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund të Lexoni

Close