Pas dy orësh diskutime në selinë rozë, kryeministri Edi Rama deklaroi për mediat se Partia Socialiste është në fazën e dytë të organizimit sa i takon drejtuesve në qarqet e vendit.
Rama theksoi se emrat nuk janë të rëndësishëm sepse nuk bëhet fjalë për ndryshime qeverie, ndërsa shtoi se në fokus të mbledhjes së Kryesisë ishte kriza e energjisë së shkaktuar nga lufta dhe inflacioni.
Rama: Diskutuam për raportin me krizën e shkaktuar nga lufta dhe mbi të gjitha me inflacionin. Inflacioni i luftës është një forcë e madhe që ka marr hov duke prekuur të gjithë por ne kemi detyrën të bëjmë gjithçka që është e mundur që pa shkatërruar ekuilibrat financer të vendit të lehtësojmë dhuimbjen.
Pjesë e kësaj është komunikimi dhe duke vijuar me masat që kemi marrë dhe duke pasur parasysh njerëzit e zakonshëm dhe ata që kanë më pak mundësi, dhe ata që kanë mundësi më shumë të mbajnë një barrë më shumë në këtë. Kemi nisur prej kohësh punën për zgjedhjet vendore, jemi në fazën e 2-të organizimit. Ndryshimet në qarqe janë ndryshime të natyrës organizative, jo ndryshime qeverie. Të gjithë kanë detyrat dhe pozicionet e tyre.
Pyetje: Ku gaboi Ahmetaj? Pse mungoi në mbledhjen e Kryesisë?
Rama: Nuk ka asnjë asnjë rëndësi të hyjmë në emra, të gjithë jemi shërbëtorë të këtij misioni, ësntë skuadër dhe secili lojtar bën rolin e tij.