Një peshkarexhë në portin e Vlorës, është përfshirë nga flakët. Peshkarexha ka qenë e ankoruar në port në momentin kur është pëfshirë nga flakët.
Zjarrëfikësit kanë arritur në vendngjarje.
Fatmirësisht nuk raportohen të lënduar, përveçse dëme materiale.
Njoftimi i Plotë
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 13:05, në Triport, Zvërnec, ka rënë zjarr dhe është djegur një mjet lundrues, anije peshkimi, e ankoruar, në pronësi të shtetasit F. S., në të cilën po kryeshin riparime. Si pasojë e zjarrit ka vetëm deme materiale.
Nga hetimet paraprake rezulton se mjeti ka marrë flakë aksidentalisht.
Vijon puna me grupin hetimor për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.