Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka paralajmëruar ditën e sotme se pas zgjedhjeve të 25 prillit do të hetohen jo vetëm të gjitha krimet zgjedhore por në vecanti do të hetohen dhe ata që nuk kanë hetuar krimet zgjedhore dhe policore para zgjedhjeve.
Presidenti më tej ka shpërndarë edhe një postim të aktivistit Adriatik Lapajt, që thotë se njerëzit kanë të drejtë me ligj të arrestojnë në flagrancë vetë këdo që kryen një krim zgjedhor.
“Të dashur qytetarë,
Pas zgjedhjeve nuk do të hetohen vetëm të tëra krimet zgjedhore por në veçanti do të hetohet mos-hetimi i krimeve zgjedhore dhe policore para datës së zgjedhjeve. Asnjë sekondë për të humbur për dekurajimin dhe parandalimin e krimeve të reja.
Nesër do të jetë Festa e Demokracisë!” shkruan Meta teksa poston reagimin e Lapajt.
(E.H/Faxweb.al)