Një person është arratisur nga komisariati i Policisë numër 1 në Tiranë. Bëhet fjalë për shtetasin Rigers Lala, i arrestuar për armëmbajtje pa leje dhe kundërshtim të punonjësve të Policisë s Shtetit.
Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se 30-vjeçari Lala u arrestua vetëm dy ditë më parë në zonën e Alidemit në Tiranë, teksa ishte duke qarkulluar me armë në makinën e tij.
Në ditën kur ndodhi ngjarja, dëshmitarë thanë për Faxweb.al se i riu kishte qëlluar me armë, por ky version u hodh poshtë nga ana e Policisë.
I riu bëri rezistencë ndaj Policisë dhe tentoi që tia mbathte, por më pas u arrit që të kapej nga “Shigjetat”. Tashmë ai ka mundur që të largohet nga komisariati numër 1 në rrethana që ende nuk dihen.
Burimet saktësojnë se Lala do të dilte sot para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë, por nuk dihet ende sesi ka mundur që tiu shpëtojë bluve, dhe t’ia mbathë nga komisariati.
(E.K/Faxweb.al)