Në datë 9 qershor 2021, ora 10:00 do të mlidhet kuvendi në seancë parlamentare për të vendosur në lidhje me nismën e mazhorancës për shkakrimin e Metës.
“Konferenca e Kryetarëve caktoi datën e votimit të kërkesës për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës. Nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, u zhvillua mbledhja e Konferencës së Kryetarëve.
Konferenca vendosi që seanca plenare për shqyrtimin e kërkesës së një grupi deputetësh për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës, të zhvillohet në datën 9 qershor, ditën e mërkurë, në orën 10:00. Konferenca e Kryetarëve u zhvillua me anë të mjetit të komunikimit elektronik (Cisco Webex).” njoftoi Kuvendi.
Komisioni Hetimor miratoi ditën e premte raportin për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, për shkelje të kushtetutës para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.
Nisma për shkarkimin e Metës u ndërmorr nga 49 deputetë socialistë. Pas dorëzimit të nismës, u ngrit Komisioni Hetimor, i cili hetoi veprimtarinë e Presidentit dhe doli në përfundimin që ai e ka shkeluar kushtetutën.
Komisioni Hetimor madje e thirri Presidentin të ishte i pranishëm në një nga seancat që u mbajtën për të, mirëpo, Presidenti refuzoi për shkak se sipas tij ftesa i ka ardhur për një dtaë ku kuvendi e ka ditur paraprakisht se ka qenë i zënë.
Presidenti në përgjigjen ndaj Kuvendit theksonte se Komisioni Hetimor ishte i paligjshëm dhe se duhej që të pushonte së egzistuari sa më shpejt. Ai shtonte se parlamenti ekzistues nuk ka të drejtë të krijojë komisione 3 muajt e fundit të mandatit.
Rikujtojmë se i pari që foli për shkarkimin e Metës ka qenë Kryeministri Edi Rama, i cili menjëherë pasi rezultati i 25 prillit po e nxirrte fitues të mandatit të tretë radhazi deklaroi se Ilir Meta do të shkarkohej, sepse sipas tij ka dhunuar kushtetutën.
Përplasjet mes Metës dhe Ramës kanë qenë të shpeshta gjatë këtij mandati që po lë pas Rama për ccështje të ndryshme. Ato kulmuan në zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019, kur Meta vendosi të anulojë zgjedhjet dhe Rama vendosi të hyjë i vetëm në zgjedhje, si dhe përpara zgjedhjeve të 25 prillit 2021, teksa Meta bëri thirrje disa herë për ndryshim në vendin tonë.
(E.H/Faxweb.al)