Kanë nisur sërish në distancë debatet mes Presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama pas konferencës që tashmë do të jetë e përjavshme e kreut të shtetit.
Ky i fundit deklaroi se u kishte nisur që me 8 prill draftin e tij me 14 pika për ndërhyrjen në reformën në drejtësi, progresin në atë Reformën Zgjedhore si dhe çështje të tjera që lidhen me integrimin e Shqipërisë në BE. Po menjëherë pas kësaj konference reagoi Rama i cili u shpreh se atij nuk i kishte mbërritur asnjë platformë, por se ishte i gatshëm të ulej me çdo aktor në tryezën e bisedimeve.
Ndërkohë pa pritur gjatë ka reaguar dhe Presidenti Meta i cili ka deklaruar:
“Që Platforma për Integrimin Europian (Non Paper) i është paraqitur Ambasadores së SHBA që më 8 prill 2020 është FAKT.
Që Rama GËNJEN nuk është më lajm as për të huajt.”, shkruan Meta në FB.