Një vrasje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Himarë. Fax News raporton se është ekzekutuar me armë zjarri ndërtuesi Niko Goro.
Ngjarja ka ndodhur rrëth orës 9 të mengjesit të sotëm, teksa biznesmeni po shëtiste.
Goro eshte qelluar me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar.
Niko Goro është kushëri i kryetarit të bashkisë në Himarë, dhe është vrarë para supermarketit të motrës së tij. Kjo e fundit ka mbetur e plagosur ne kembe.
Policia e Himarës ka reaguar zyrtarisht në lidhje me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur mëngjesin e sotëm ku është ekzekutuar me armë zjarri biznesmeni Niko Goro.
Policia njofton se rreth orës 08.55 minuta në vendin e quajtur rrethrrotullimi që të çon në lagjen Spille Himarë, nga një person ende i pa identifikuar është vrarë me armë zjarri shtetasi Niko Goro, 51 vjeç. Si pasojë është plagosur lehtë në këmbë edhe shtetasja E. Q., 57 vjeçe, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, janë ngritur pika kontrolli në aksin rrugor Himarë – Borsh e Himarë – Vlorë.
Në ndihmë të Policisë Vendore janë nisur forcat Operacionale dhe Shqiponjat e DVP Vlorë.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.