Një áksident me vdèkje ka ndodhur pak pas mesnatës në zonën e Vaqarrit në Tiranë, ku mjeti ka përplásur një këmbësor rreth 60-vjeç, ende të paidentifikuar. Grupi hetimor dhe sherbimet e Pòlicisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
“Rreth orës 00:30, në Vaqarr, tek kthesa e Arbanës, mjeti me drejtues A.H., ka áksidentuar një person të paidentifikuar rreth 60 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka gjetur vdèkjen.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr.6, për veprime të metejshme hetimore.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Pòlicisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton Pòlicia.
(E.K/Faxweb.al)