Presidenti Ilir Meta ka thirrur në takim ditën e nesërmë krerët e partive opozitare dhe mësohet se është konfirmuar kjo ngjarje nga subjkket politke ndërkohë që do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave.
Mësohet se në takimin me Metën do të marrin pjesë përfaqëëesues të opozitës së bashkuar, ndërkohë që kjo vjen një ditë protestës që do të zhvillohet sot në orën 17:30.
Ende nuk ka një informacion zyrtar për çfarë do të diskutohet, por thirrjet e bëra së fundmi nga Kreu i Shtetit pas situatës së krijuar pëer shkak të Teatrit Kombëtar lënë të kuptohet se do të njihet me qëndrimet që do të mbajë opozita.
Një tjetër çështje është ajo e reformës zgjedhore, tryeza e të cilës është pezulluar momentalisht që pas përplasjeve tek Teatri Kombëtar. Gjithashtu temë e rëndësishme janë edhe 15 kushtet e vendosura nga BE për procesin e negociatave.
(F.GJ/FAXWEB.AL)