Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka shqyrtuar listën e kandidatëve për deputet të depozituar nga Partia Demokratike për zgjedhjet e 25 Prillit. Lista e Partisë Demokratike për shkak të tejkalimit të numrit të kandidaturave të propozuara është ‘prerë’ nga KQZ, ku janë pranuar 153 kandidatë nga 222 të depozituar nga PD.
Numri i kandidatëve që KQZ i pranoi Partisë Demokratike për secilin qark:
Berat 7, Dibër 5, Durrës 14, Elbasan 14, Gjirokastër 4, Fier 16, Korçë 11, Kukës 3, Lezhë 7, Shkodër 11, Tiranë 36, Vlorë 12. Total deputet 140. Numri i kandidatëve në një qark është i ndryshëm nga numri i mandateve në atë qark. Për çdo qark numri i kandidatëve që partia, ose koalicioni duhet të paraqesë në KQZ është si vijon: Berat 9, Dibër 6, Durrës 15, Elbasan 15, Gjirokastër 6, Fier 18, Korçë 12, Kukës 3, Lezhë 9,Shkodër 12, Tiranë 36, Vlorë 12. Totali 153.