Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do takoje ditën e sotme në Bruksel, ne oren 17:30, Sekretarin Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken.
“Sekretari Blinken takon Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në Bruksel, në orën 17:30”, thuhet në njoftim e qeverisë amerikane.
Sekretari i Shtetit Blinken po shoqeron Presidentin Biden në udhëtimin e tij në Cornwall të Mbretërisë së Bashkuar, Brukes, Belgjikë, dhe Gjenevë të Zvicrës, bën me dije po ashtu qeveria amerikane.
Rikujtojmë se pak kohë më parë, njoftimi i Sekretarit Blinken se ish-Kryeministri Sali Berisha u shpall non-grata për korrupsion shkaktoi mjaft zhurmë në politikën shqiptare. Berisha ka depozituar dhe një padi kundër Sekretarit në Francë.
(E.H/Faxweb.al)