Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e partisë Demokratike për paraqitjen e provave shtesë përsa i përket shkeljeve të bëra gjatë zgjedhjeve të 25 Prillit në qarkun e Shkodrës.
Ndërsa janë pranuar provat e paraqitura nga palët e partive politike, por janë refuzuar paraqitjen e provave shtesë pasi sipas gjykimit të anëtarëve të kolegjit Zgjedhor, nuk janë mjaftueshëm konkrete dhe nuk i shërbejnë aspak procesit.
Ndërkohë në seancën e sotme të Kolegjit Zgjedhor për shqyrtimin e kërkesave të bëra nga partitë politike, nuk kanë qenë të pranishëm përfaqësues të Lëvizjes Socialiste për Integrim, por megjithatë seanca nuk është shtyrë.
Siç duket këto vendime të Kolegjit Zgjedhor janë kthyer në rutinë pasi të gjitha kërkesat e PD dhe LSI janë rrëzuar. Jo më larg se dje Kolegji Zgjedhor rrëzoi paditë e dy partive politike edhe në qarkun e Durrësit.