Presidenti Ilir Meta ka pritur në një takim në Presidencë ambasadorët e vendeve të BE-së si dhe ambasadorin Luigi Soreca pas kerkeses së bërë nga vetë kreu i shtetit shqiptar
Ndërsa në fokus të diskutimeve me ndërkombëtarët prej disa muajsh është ngritja e Gjykatës Kushtetuese dhe zbatimi i reformës zgjedhore dhe asaj në drejtësi Presidenca ende nuk ka zbardhur arsyet e këtij takimi me ambasadorët më të rëndësishëm në vend.
Burimet për Faxëeb.al bëjne me dije se ky takim është thirrur nga vetë Ilir Meta, i cili prej disa ditësh është treguar i drejtpërdrejtë dhe i ashpër me mazhorancën socialiste në lidhje me draftin për amendimet e Kodit Zgjedhor propozuar nga Partia Socialiste.
Meta ka bërë thirrje për hapje 100 për qind të listave të kandidatëve për deputetë, ndërsa socialistët janë shprehur se nëse opozita nuk vjen me një propozim konkret apo një draft me propozime për ndryshimet mbi draftin e paraqitur do të kërkojë votat e opozitës parlamentare për ta miratuar.