Shoqërohen në Policinë e Gjirokastrës, Dasho Alikom kryetar i PD në këtë Rreth dhe Spartak Drasa sekretar i degës së PD Gjirokaster.
Ata kanë disa minuta që janë shoqëruar në ambjentet e brendshme të Policisë dhe ndaj tyre rëndon vepra penale e “tubimit të paligjshëm” dhe sipas burimeve do të procedohen në gjendje të lirë.
Aliko dhe Drasa kanë qenë organizatorë të tubimit të sotëm të opozitës në Virua kur mbahej takimi i kryeministrit Rama.
Kujtojmë se pasditën e sotme kryeministrit është tentuar ti pritet rruga në këtë zonë nga ku Aliko edhe ka debatuar ashpër me drejtuesit e Policisë të cilët pengonin qytetarët të qëndronin në rrugë.
(F.GJ/FAXWEB.AL)