Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

LAJM I FUNDIT/ Helmoi me fotoksinë vjehrrën, Gjykata dënon me 32 vite burg Marjana Cmetën

Dënohet me 32 vite burg Majana Cmeta, e cila helmoi vjehrrën e saj Lirie Cami, rreth një vit më parë.

Prokuroria kërkoi në pretencë 35 vite burg, shifër kjo që u reduktua në 32 vite nga ana e Gjykatës.

Vrasja e Lirie Lamit ka ndodhur në Kamëz në 30 prill 2018. 21-vjeçarja Marjana Cmeta në rrëfimin që ka bërë para hoxhës Hysen Shehu tregon se si e mashtroi vjehrrën 48-vjeç për të pirë “lëngun magjik”, që ishte helmi fostoksinë, në mënyrë që ato të mos konfliktoheshin më.

Ajo akuzoi të afërmit e Oltjan Lamit dhe hoxhën si përgjegjës të situatës. Në asnjë moment nuk pranoi ta ketë helmuar vjehrrën por pranoi që ditën e ngjarjes ka pasur një përleshje fizike me të.

Kujtojmë që krimi i kryer gati një vit më parë nga Marjana, u zbulua falë këmbënguljes së Oltit, ish-bashkëshortit të saj, i cili zbuloi videon që kishte regjistruar hoxha, tek i cili nusja shtatzënë rrëfeu me detaje se si e helmoi vjehrrën.

Ndonëse nuk jetonte me të, Marjana ishte e bindur që kjo e fundit i kish bërë magji dhe vendos ta vrasë. Bëhet fjalë për një rrëfim 72 minutësh, video e cila i shërbeu prokurorisë për të ngritur akuzën mbi nusen.

(E.K/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *