Futbollisti i Mirditës, Armando Marku është përjashtuar ditën e sotme përjetë nga futbolli, pasi goditi ditën e djeshme gjyqtarin në ndeshjen Sopoti-Mirdita.
Një incident i rëndë u regjistrua në sfidën Sopoti-Mirdita, ku në minutën e 41-të u dhunua gjyqtari Klajdi Qëndraj, duke u gjakosur nga agresori, Armando Marku. Agresori u fut në dhomat e zhveshjes dhe nga dhomat e tualetit mundi të arratisej.
Kur policia ka hyrë brenda në dhomat e zhveshjes futbollisti agresor ia ka mbathur dhe nuk kanë mundur ta arrestojnë.
Më vonë, vetë Armando Marku është paraqitur ditën e djeshme në komisariatin e policisë Cërrik për t’u dorëzuar, sipas burimeve.
(E.H/Faxweb.al)