Një jaht është gjetur i braktisur gjatë pasdites së sotme në afërsi të Shëngjinit. Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se jahti mban flamurin slloven dhe po punohet nga rojet kufitare të Shëngjinit për ta ankoruar në port.
Nuk dihet ende se kush e ka braktisur mjetin, ndërkohë që autoritetet kanë nisur hetimet në lidhje me ngjarjen.
Policia kufitare dhe ajo e rendit kanë shkuar tek vendi ku është gjetur mjeti, dhe vijojnë hetimet për të ditur intenerarin që ka përshkruar jahti.
(E.K/Faxweb.al)