Një 28 vjeçar me inicialet D.M është gjendur i vdekur pranë banesës së tij në fshatin Shën e Premte të Divjakës.
Ai është gjendur i vetëvarur në oborrin e shtëpisë nga familjarët e tij. Mësohet se i riu kurohej nga sëmundja e depresionit.
“Në datë 26.01.2021, në fshatin Shën e Premte, Divjakë, është gjetur në oborrin e banesës nga familjarët i vetëvarur shtetasi D. M., 28 vjeç, (i cili kurohej nga sëmundja e depresionit).
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për vlerësim,” njofton Policia.