Një 25 vjeçar i cili ishte duke bërë palestër në një nga palestrat e Elbasanit ka gjetur vdekjen.
Ende nuk dihet çfarë e ka shkaktuar vdekjen e këtij të riu por palestra aktualisht është e mbyllur
Burime bëjnë me dije se i riu ka qenë i apasionuar pas palestrës dhe nuk përjashtohet mundësia që të ketë marrë stimulantë, për të rritur performancën gjatë strërvitjes.
Vijojnë hetimet në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, që ka shokuar dhe personat e tjerë që kanë qenë të pranishëm në palestër, në momentin kur i riu ka vdekur.
(E.K/Faxweb.al)