Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin Elbasan-Bradashesh, aty ku tre automjete janë përplasur kokë më kokë.
Mësohet se shkak është bërë shpejtësia e madhe me të cilën po lëviznin tre automjetet e përfshira në këtë aksident që ndodhi pasditën e të shtunës.
Mësohet se dy persona janë plagosur rëndë, njëri nga të cilët ka mbetur me gjymtyrë të thyer.
(E.H/Faxweb.al)