Kryeministri Edi Rama ka shkuar ditën e sotme për një vizitë në familjen e 25-vjeçarit të ndjerë Klodian Rasha.
Kjo është hera e katërt që kryeministri viziton familjen Rasha pas vrasjes së djalit të tyre nga efektivi I forcave Shqiponja Navaldo Hadderaj.
Ekipi i kryeministrit ka qëndruar diskret dhe për momentin nuk dihet asnjë e dhënë se cila është arsyeja e kësaj vizite.
Kjo vizitë e Ramës vjen pak ditë përpara se Gjykata të japë vendimin për efektivin e Policisë Nevaldo Hajderaj, i cili akuzohet për vrasje me dashje.