Pasi postoi video “Shën Valentini” në rrjetet e tij sociale, Edi Rama duket se ka ”zbritur” me këmbë në tokë, për të folur mbi kushtet e vështira të motit që kanë goditur vendin në 24 orët e fundit.
Por edhe në këtë moment kreu i qeverisë ka sulmuar kundërshtarin e tij Lulzim Basha dhe analistin Andi Bushati, që sipas tij po kërkojnë të shfrytëzojnë fatkeqësinë natyrore, për të dalë mirë në sytë e shqiptarëve.
Kreu i PD-së Basha dhe gazetari Bushati u bllokuan gjatë ditës së djeshme në aksin Lezhë-Shkodër, për shkak se sipas tyre në rrugë mungonin borëpastrueset për hedhjen e kripës.
Rama:
Lulëzim! Se çfarë bëra unë pas tërmetit, qytetarët e dinë. Se çfarë bëri e po bën kjo qeveri për përballimin e pandemisë edhe këtë e dinë. E mbajnë mend edhe ç’bëhej deri dje me përmbytjet kur mijëra njerëz linin shtëpitë e me dëborën kur rrugët bëheshin pista skish për makina!..
Politika me fatkeqësitë është si ajo makina që ngec në rrugë se s’ka zinxhirë për rrotat në rast dëbore dhe s’ka qytetar normal, sado i pakënaqur me qeverinë, që të bëhet rrotë me zinxhir si Andi Bushati, për të të besuar ty rrugën e të ardhmes së Shqipërisë për inat të qeverisë!
(E.K/Faxweb.al)