Avokati Maks Haxhia ditën e sotme është shtruar me urgjencë në spital. Burime për Faxweb.al bëjnë të ditur se Haxhia ka pësuar hemorragji cerebrale.
Për momentin, nuk dihet gjendja e tij shëndetësore. Mësohet se Haxhia se ka qënë në shtëpi dhe është transportuar për në Spitalin Amerikan 3 ku pritet ti nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Kujtojmë se Maks Haxhia është avokati që ka mbrojtur së fundmi dhe ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri dhe është një nga avokatët penalistë më të mirë vend.
(K.H/Faxweb.al)