Nje automjet ka perplasur nenen dhe dy femijet e saj e me pas eshte larguar. Ngjarja ka ndodhur pak minuta me pare ne qender te qytetit te fierit. Automjeti mesohet se ka qene duke levizur ne bulevard, ndersa ka perplasur nenen dhe dy femijet, te cilet jane shoqeruar ne per Spitalin e Fierit. Burime prane ketij spitali kane bere me dije se gjendja e tyre shendetesore paraqitet e stabilizuar.
Njoftimi i Plotë
Fier
Informacion paraprak
Sot rreth orës 20:35, në lagjen “Apollonia”, një automjet tip “Benz” ka aksidentuar këmbësoren shtetasen E. B., 35 vjeçe dhe dy fëmijët e saj të mitur 7 dhe 9 vjeç dhe është larguar nga vendngjarja.
Shtetasja E. B dhe fëmijët ndodhen në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit.