Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi masën e ‘arrestit me burg’ për ish gjyqtaren e Krujës, Enkelejda Hoxha e cila akuzohet se ka liruar persona që kanë qenë të dënuar përjetë.
Gjyqtarja ka kërkuar që të lirohet pasi ksihte për t’u kujdesur për fëmijët e saj. Por duket se kjo kërkesë nuk ka mjaftuar për të marrë vendimin për lirimin e saj.
Përveç masës së arrestit, Enkelejda Hoxha u shkarkua dhe nga KLGJ, për shkak se dyshohet se ka liruar disa personazhe të njohur të botës së krimit, në shkelje me procedurat ligjore. Vetë Hoxha i ka mohuar vazhdimisht akuzat, ndërsa familja e saj pretendon që ajo ka qenë e ndikuar nga persona të tretë në dhënien e vendimeve.
Gjyqtarja Hoxha cilesohet si ‘avokatja mbrojtëse’ që ka mundësuar lirimin e parakohshëm të disa kriminelëve të dënuar me burgim të përjetshëm.
Prej një muaji në burg, Apeli i Posaçëm merr vendimin për gjyqtaren e Krujës Enkeleda Hoxha